prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)   Sun Jul 26, 2009 7:34 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

VEXHI IBRAHIM BUHARAJA
(1920-1987)

Vexhi Buharaja njė figurė e shquar nė shumė lėmi, njė intelektual i veēant nė Shqipni, besimtar, atdhetar, dijetar, poet, pėrkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohės i dhjetė gjuhėve, gjuhėve kryesore Lindore e Perėndimore…

Lindi me 12 Maj 1920, nė mahallėn “Murat Ēelepi” nė Berat. Rrjedh prej njė familje intelektuale, me trashėgimi tė pasur fetare, kulturore, atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhė, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, qė tė dy, burra tė pėrmendur pėr dituni, nė Berat e nėpėr Shqipni…
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, nė Berat. Menjėherė e vazhdoi shkollimin nė Medresėn e Pėrgjithshme nė Tiranė, ku nė vitin 1940 ka diplomuar, ishte njė nga studentėt mė tė dalluar…
Posa diplomoi, nė moshėn 20 vjeēare, u punėsue nė redaksinė e revistės “Kultura Islame”, e pėrmuejshme fetare, ditunore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar nė Tiranė.
Nė vitin 1944 u largue nga Tirana, pėr shkak tė rrethanave tė vėshtira tė luftės dhe qėndroi nė vendlindje, nė Berat, tek familja e tij.
Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, nėntor 1944, pėr pak kohė punoi nė Berat si referent nė Shtėpinė e Kulturės. Njė ditė, nė vitin 1946, komunistėt e pa fe, pa Zot, pa atdhe, e burgosin, duke e akuzue se bėnte propaganda kundėr qeverisė, qeverisė komuniste tė Shqipėrisė…
Pasi doli nga burgu, edhe pse ishte nė liri, si ish i burgosur politik ende konsiderohej prej udhėheqėsve tė partisė si armik…U detyrue edhe punė tė rėnda fizike me punue vetėm sa pėr tė mbijetue…
Vexhi Buharaja, ky njeri i rrallė, tė gjitha vėshtirėsive ju bėri ballė. Ky njeri i madh, poet, pėrkthyes, shkrimtar, historian, orientalist, studiues, hulumtues, u pranue nė punė si mėsues… !
Nė vitin 1965 e pranuen nė Sektorin e Historisė sė Mesjetės, pranė Institutit tė Historisė nė Tiranė. Vexhi Buharaja me punėn e tij hulumtuese, kėrkimore shkencore dha rezultate madhėshtore. Puna qė bėri nė Institutin e Historisė ia zbuloi shumė fshehtėsi tė Shqipėrisė…
Vexhi Buharaja me punėn e tij kėmbėngulėse, kėrkimore, studiuese, hulumtuese, sistemuese, i mblodhi, i tuboi i pėrktheu shqip, i transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmane-arabe, me vlerė tė madhe. Duke u mbėshtetur nė kėtė material, ai ka shkrue studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe nė vendin tonė si dėshmi historike”, tė cilėn e ka lexue si kumtesė nė Konferencėn e Dytė Shkencore tė Studimeve Albanologjike, qė i zhvilloi punimet nė Tiranė, mė 12-18 janar 1968…
Ka pėrkthye njė varg pėrkthimesh tė tjera qė i pėrkasin periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, siē janė aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, manifestin
“Ujanallem” (“Tė zgjohemi”) 1899, hartue nga Dervish Hima, letėrkėmbimin e tij me dr.Ibrahim Temon, i pėrbėrė prej 64 letrash, qė pėrfshihet nė vėllimin e tretė (1900-1908) “Rilindja Kombėtare Shqiptare”.
Vexhi Buharaja, pėrveē dokumenteve historike, ka pėrkthye nga gjuha turke e perse edhe vepra tė tjera shkencore dhe letrare. Ka pėrkthye veprat shkencore tė Hoxha Hasan Tahsinit, rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, dramėn “Besa” tė Sami Frashėrit, “Shahnamenė” e poetit tė madh tė Persisė, Firdeusit, pėrmbledhjen poetike “Tahajjulat” (“Ėndėrrimet” dhe “Katėr stinėt” tė poetit Naim Frashėri. Kėto vepra tė pėrkthyera nga Vexhi Buharaja janė vlerėsuar si perlė nė letėrsinė artistike shqiptare.
Ka pėrkthye nga persishtja veprėn “Gjylistani dhe Bostani” tė poetit tė madh persian, Saadi Shirazi (1203-1291), i krahasuar me Shekspirin, madje i mbiquejtur “Shekspiri i Lindjes”. Prof. Eqrem Qabej kur e lexoi “Gjylistanin” e vlerėsoi jo vetėm tekstin e shqipėruar, por edhe studimin hyrės dhe fjalorin pėrkatės enciklopedik tė pėrbėrė prej 110 zėrash qė shoqėrojnė veprėn dhe tha:”Mjaftonte vetėm studimi hyrės, shėnimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik qė Vexhi Buharaja tė meritonte njė gradė shkencore.”
Pėrveē qindra pėrkthimeve tė dokumenteve historike, pėrveē pėrkthimeve tė kryeveprave letrare botėrore, pėrveē pėrkthimeve tė veprave shkencore, Vexhi Buharaja ka shkrue e botue edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasė, Haxhi, etj., tė cilat janė botuar nė revistėn “Zani i Naltė”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatė viteve 1938-1944 etj….
Nė muajin maj tė vitit 1975, Vexhi Buharaja, ky intelektual atdhetar, dijetar, njohės i dhjetė gjuhėve, gjuhėve kryesore Lindore e Perėndimore, ky poet, shkrimtar, pėrkthyes, historian, studiues, hulumtues, u pushue nga puna, u dėbue nga Instituti i Historisė nė Tiranė si njeri i “padėshirueshėm”!
Diktatura komuniste, qė nė vitin 1946 e arrestoi, e burgosi, e persekutoi, e pėrbuzi, e nėnēmoi, e dėnoi… dhe nė vitin 1975, pas njė veprimtarie me rezultate madhėshtore, edhe nga puna nė Institutin e Historisė kėtė shkencėtar tė madh e dėboi…
Ndrroi jetė nė vendlindje, nė Berat, me 5 Korrik 1987, nė moshėn 67 vjeēare, por pas tri vjetėsh ai sikur u ringjall nė kulturėn shqiptare…
Vexhi Buharaja, nė gjithė krijimtarinė e vet, nė radhė tė parė mbet poet. Nė konkursin letrar qė u shpall me 1 Janar 1942, kur ishte 22 vjeēar, ai e fitoi ēmimin e parė. E fitoi me poezinė “Pėrpara Tomorrit”
Ja disa vargje nga poezia “Pėrpara Tomorit” e shkruar nga Vexhi Buharaja, fituese e ēmimit tė parė nė konkursin letrar qė u organizua nė Tiranė, nė vitin 1942:
“Zog i shpirtit tundi krahėt mbi Tomorin fluturoi!
Shpuz’e mallit po valvitet, trete helmin, ligjero!
Thuaja si ia thot’ bariu, kur dėgjon zėn’ e gugashit.
Shko si shkon syr’ i gjahtarit nėpėr udhėn e larashit,
Qesh, si qesh njė shtizė hėnė pėrmbi faqen e dėborės,
Ndrit, si ndrin njė fije ari, mu nė buzėn e kurorės...”
Pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste nė Shqipni, menjėherė, emri dhe vepra e Vexhi Buharasė u pėrtėri, hyri nė histori…
Pėr jetėn dhe veprėn e Vexhi Buharasė studiues e historianė organizuen Sesione Shkencore nė Berat e Tiranė.
Me 20 Dhjetor 1993 iu dha titulli “Mėsues i Popullit” (post mortum), kurse me 6 Korrik 1994, Biblioteka e qytetit tė Beratit mori emrin: Biblioteka “Vexhi Buharaja”.
Nė vitin 1995, historiani Ahmet Kondo, ish punonjės shkencor nė Institutin e Historisė nė Tiranė, e shkroi njė monografi me titull: “VEXHI BUHARAJA, njeriu, poeti, dijetari 1920-1987, shtypur nė shtypshkronjėn “SHPRESA”, Tiranė, 2005, ndėrsa e botoi Shtėpia botuese “EUGEN” Berat, 1995.
Nė vitin 2008, nė Tiranė, u botue libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull” shkruar nga Yzedin Hima, me tė cilėn autori mbrojti me sukses gradėn shkencore Master nė fushėn e studimeve letrare, pranė Departamentit tė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės…

Poeti nga Fieri, Pėrparim Hysi, e ka thurrur bukur njė poezi, qė i kushtohet jetės, veprės, vdekjės dhe lavdisė sė tij:

VEXHI BUHARAJA *

O Vexhi Berati, Vexhi Buharaja!
Pse mė dukesh vallė, mė i lartė se kalaja?!
Ishe aq i ditur si njė erudit
Pėrmbys seē rrije mbi enciklopeditė.

Kopshti ku "kullosje" pėr ty qe Orienti
Si qikllop xhindosej, keqas Polifemi**
E tė maskarojė, e tė pėrēudnojė
Thuaj se dituria jote keqas e verboi.

Ti s'e ule kokėn; eremit Kur'rani
Fryt i punės tėnde na qe "Gjylistani"
Sa vepra tė tjera qė mbetėn me kyē
Sa dhe "Shahnameja" dritėn s'e pa hiē ***

Ty qė qe i ditur (tė presė veē fatura)
Me tė tillė biēimė mbushur diktatura.
Ike para kohe se tė vranė krenarinė
Por i gjallė, mes tė gjallės, ti e ke lavdinė.

*Njohėsi mė i mirė apo i vetmi i persishtes
**Enver Hoxha
***vepėr e Firdusit qė s'u botua.
15 shkurt 2003
-------------------------------------------------------------------------
Tė gjitha kėto lėvdata, e shumė tė tjera qė nuk u pėrmendėn, dėshmojnė pėr vlerat e Vexhi Buharasė, njeri besimtar, dijetar, atdhetar, shkenctar…
Nė varrin e Molierit (1622-1673) francezėt kanė shkruar kėtė epitaf:
“Lavdia e tij s’ka nevojė pėr lavdin tonė, por lavdia jonė ka nevojė pėr te”.
Amin! Ashtu qoftė! Ashtu u baftė!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovės
» (FOTO) A MUND TA BESONI SE KY ĖSHTĖ IBRAHIM RUGOVA?
» Xhevat Rexhaj: S'mund tė pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova
» Pėr Dr. Ibrahim Rugovėn

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: