prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BABA JUSUF MYZYRI (1881-1956)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: BABA JUSUF MYZYRI (1881-1956)   Sun Aug 09, 2009 12:48 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

BABA JUSUF MYZYRI
(1881-1956)

“Kur e humb rrugėn nji njeri,
Tė gjithė brengat i mendon,
Shok i bahet nji bari,
Hajde sonte n’kasollen tonė…”
-Jusuf Myzyri


Jusuf Myzyri ishte vjershėtar, muzikant, besimtar e kėngėtar popullor nga Elbasani, por qė nė gjithė Shqipninė i doli zani…

Lindi nė Elbasan nė vitin 1881. Rrjedh prej njė familje tė varfėr. Qė nė vegjėli e nė rini ka punue si zanatli. Nuk ka ditė me shkrue as me lexue, sepse asnjėherė nė shkollė s’ka pas mundėsi me shkue…!
Jusuf Myzyri, ndonėse ishte i pashkolluem, rrethanat e jetės ashtu qėlluen, ishte njeri i ditur, i ngritur, i ndritur…
Ata qė e kanė pas rastin ta shoqėrojnė, ta dėgjojnė, kėshtu tregojnė. Ibrahim Hasnaj, e kishte takuar pėr herė tė parė nė vitin 1936, e mė vonė e zuri mik, dėshmon se nė muhabete, biseda, Jusuf Myzyri, ishte nė nivel akademik…
“Jusuf Myzyri ishte njeri i urtė me plotė kuptimin e fjalės e mbi tė gjitha e pasunonte njė edukatė me tė vėrtetė pėr t’u admirue. Ai kishte njohuni rreth mjaft problemeve filozofike tė jetės, qė i kishte fitue veēse me vemendjen, heshtjen e urtėsinė qė e karakterizonte.”
Qė nė vegjėli u shqua pėr zėrin e ėmbėl tė tij. Qė nė rini tė gjithė befasoheshin me talentin e tij. Krijonte vjersha, krijonte kėngė, tė cilat i shoqėronte me violinė, qė u pėrhapėn nė Elbasan, Tiranė e nė tė gjithė Shqipninė…
Pa ditur as shkrim, as lexim, pa njohur asnjė notė muzikore, shumė shpejt, Jusuf Myzyri u ba vjershėtor, kėngėtar popullor, artist e kompozitor…
Ėshtė folur e shkruar se Jusuf Myzyri ėshtė autori i rreth 100 krijimeve, ilahi, vjersha e kėngė popullore, por pėr kėtė krijimtari, mjerisht, askush deri mė sot, nuk ka paraqitur ndonjė dėshmi…!
Sipas poetit Ibrahim Hasnaj (1912-1995), i cili e kishte mik qė nė vitin 1936, nė librin me titull “JUSUF MYZYRI - NJI LULE E BUKUR”, mbledhur, redaktuar e shpjeguar prej tij, 1970, janė gjithsejt 17-tė kangė.
Kangėt janė kėto:

1. Dritės tate xhevahir
2. Nji lulishte me trandofila
3. S’paske pasė ndo’i pike mėshire
4. Kur hyna nė portė t’kalasė
5. Harab u bana un i mjeri
6. Ma mire n’pyll se n’qytet
7. Si mėsova unė garibi
8. Errėsinė e pyllit
9. Iku Nata, aguan Malet
10. Dashunia si rrufe
11. Kur pata njė Lule t’bukur
12. Paskam pas fatin e zi
13. Dėshira
14. Kumuria
15. Asht i lumtun Elbasani
16. Esencės sė Bukurisė –Dielli
17. HAXHILLIKU

Ky libėr ėshtė botuar nėn kujdesin e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, Tiranė, 2003
Jusuf Myzyri, pėrveē qė ishte vjershėtor, kompozitor, kangėtar, ka qenė edhe besimtar. Besimtar e pjestar i rrugės shpirtėrore islame, me pėrkushtim, devotshmėri, nė tarikatin Bektashi.
Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve Ahmet Myftar Dede i pėrkushton njė vjershė-kangė me titull:
“Esencės sė Bukurisė – Dielli.”,
Ku, ndėr tė tjera, thotė:

Si dielli kur lind n’mėngjes,
Bukuria ashtu tė njifet,
Mė vrave me syt’e zez,
Me nji armė qė nuk shifet.

Vetė mė vret, vetė mė shėron,
Se Ti je mėshirė plotė,
Hem m’pėrzen, hem mė afron,
S’ke ba kurr ndoj punė t’kotė…


Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, me qendėr nė Tiranė, Ahmet Myftar DEDE, pėr shėrbimin qė i ka ba
kėtij tarikati, e ka gradue me titullin:
“Honoris Causo” – Jusuf Myzyri - Baba i Bektashizmit.

Jusuf Myzyri, pėr kėtė titull, pėr kėtė nderim, udhėrrėfyesit tė tij, Ahmet Myftar Dede, kėtė kangė ia kėndon me pėrkushtim:


HAXHILLIKU

Pėr Haxhillik jam tu’shkue,
Besimin t’em t’a baj ispatė,
Vall’, a do t’jetė thonė pėr mue,
Pėr me sos nė Kryegjyshatė…?

Mė erdh nji burr i pa prit,
Mė tha: “Pse ecėn tu mendue”,
Ata vetė t’kanė thėrrit,
Edhe ti duhet shkue.

Mos kėrko prej tė Mirit,
Gjithė motin me ato tė jeshė,
Shtjerė kryet nė Port tė Pirit,
Shpėtimtarė atė do keshė.

Mos kėrko andej – kėndej,
Rri aty ku vune kryet,
Asht Ahmet Myftar Dedej,
Ju vė re me tė dy sytė.

Natė e ditė i baj shyqyr,
Mė shtiu nė rradhėn e burrnisė,
Pije kupėn or Myzyr,
Pėr ashikun e pleqnisė.

Baba Jusuf Myzyri ndrroi jetė nė vitin 1956, nė moshėn 75 vjeēare, por kangėt e tij vazhdojnė tė jehojnė nė tė gjitha trojet shqiptare…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
BABA JUSUF MYZYRI (1881-1956)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Jusuf Gėrvalla
» Gruaja e Jusuf Gėrvallės: Do tė doja tė plakeshim bashkė
» Poezi nga Jusuf Gėrvalla
» Nga albumi i Jusuf Buxhovit:Foto historike
» Edison Ypi: Mero Baze do Baba

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: